Pse industria e turizmit në Shqipëri po përballet me mungesë të fuqisë punëtore?

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 16:05
Pse industria e turizmit në Shqipëri po përballet me mungesë të fuqisë punëtore?

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të shohësh grupe me turistë të huaj. Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve, industria e turizmit në Shqipëri po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Turistët e huaj kryesisht vizitojnë disa prej atraksioneve kryesore turistike të Tiranës, sikurse Muzeun Historik Kombëtar, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’hem Beut, fotografohen para monumentit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe vizitojnë BunkArt2, që në periudhën e regjimit komunist ka qenë bunker kundërbërthamor i Ministrisë së Brendshme. Ata po ashtu vizitojnë edhe vijën bregdetare shqiptare.

Raiza nga Indonezia tha se Shqipëria i ngjan shumë shtetit të saj sa i përket rrugëve dhe trafikut. Pavarësisht se vlerëson pastërtinë, ajo përmendi problemet që ka pasur me shërbimin në hotel, për shkak të numrit të vogël të punëtorëve.

“Po shkonim në dhomën tonë në katin e 12-të, dhe stafi ishte pak rrëmujë, pak agresiv duke sistemuar valixhet, ndërsa prisnim të merrnim ashensorin. Gjithashtu kam pasur vështirësi të komunikoj për shkak se kuptonin pak anglisht”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)