Fillon numërimi i votave në Turqi, reagon Erdogani

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 16:50
Fillon numërimi i votave në Turqi, reagon Erdogani

Ka përfunduar procesi i votimit në balotazhin presidencial në Turqi dhe ka nisur numërimi i votave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me të përfunduar votimi, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar mbështetësve të tij që “t’i mbrojnë kutitë e votimit”.

“Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi të mbrojnë kutitë e votimit deri në përfundimin e rezultateve. Tani është koha për të mbrojtur vullnetin e kombit tonë deri në momentin e fundit!”, shkroi ai në Twitter.

Votimi i balotazhit shkoi kryesisht pa probleme dhe pjesmarrja ishte “e shëndetshme”, sipas korrespodentit të Al Jazeera.


Duke raportuar nga Ankaraja, Resul Serdar tha se mbështetësit e Kemal Kilicdaroglu dukeshin të sigurt në fitore, pavarësisht se i preferuari i tyre përfundoi i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve.

Njëri prej tyre, Ali Mert, tha: “I gjithë kombi dëshiron ndryshim sepse vendi ynë dëshiron të drejtat e tij, drejtësinë dhe sundimin e ligjit”.


(Kosova Sot Online)