Erdogan zgjidhet sërish president i Turqisë

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 20:54
Erdogan zgjidhet sërish president i Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, e ka shpallur fitoren e tij në balotazh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai në Stamboll para mbështetësve të tij foli për rëndësinë që sipas tij ka fitorja në këto zgjedhje.

“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e kombit tonë”, ka thënë Erdogan.

“Vullneti juaj është bërë fuqia e pandryshueshme e Turqisë në kutinë e votimit”, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll.

Kur janë numëruar shumica dërmuese e votave sipas mediave shtetërore, Erdogan është në avantazh.

Të gjitha burimet mediatike turke dhe perëndimore flasin tashmë për një fitore të Erdognait, në balotazhin e 28 majit.

(Kosova Sot Online)