Kurti bisedon me Borrellin: Tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale në Veri

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 08:54
Kurti bisedon me Borrellin: Tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale në Veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sedje e ka telefonuar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Kurtit tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe paszgjedhjet në katër komunat në veri.

“Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët. Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

(Kosova Sot Online)