Hovenier pas takimit me Osmanin: Situata është shqetësuese

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 11:53
Hovenier pas takimit me Osmanin: Situata është shqetësuese

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku tha se me Osmanin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha se situata është në veri është shqetësuese dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri.

“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”.

(Kosova Sot Online)