Protestuesit e entusiazmuar hedhin valle në Leposaviq, ja çka po organizojnë atje

  • S.A /
  • 29 May 2023 - 12:33
Protestuesit  e entusiazmuar hedhin valle në Leposaviq, ja çka po organizojnë atje

Situata është e shtensionuar në Leposaviq, ndërsa banorët lokalë serbë që kanë dalë në protesta po vallëzojnë, transmeton "Kosova Sot Online".

Dita e sotme në tri komunat veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u shënua me kordonë të policisë e të KFOR-it, thirrjeve nacionaliste dhe vizatimi i simboleve të luftës së Putinit. Së voni, protestuesit në Leposaviq kanë nisur të vallëzojnë. E gjithë kjo po ndodh para objektit të komunës, të cilën e kanë izoluar policët e Kosovës dhe trupa të shumtë të KFOR-it.

(Kosova Sot Online )