Analistja amerikane thotë se Vuçiqi po e përmend luftën me Kosovë, për të manipuluar votuesit e tij

  • S.A /
  • 29 May 2023 - 12:39
Analistja amerikane thotë se Vuçiqi po e përmend luftën me Kosovë, për të manipuluar votuesit e tij

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka paralajmëruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po ngre rrezikun për një luftë në Kosovë. Megjithatë sipas analistes kjo është veç një lojë e tij, duke përdorur kështu mediat të cilat ai vet i kontrollon për të përhapur panik, transmeton "Kosova Sot Online". 

“Është loja e tij nga përshkallëzimi në de-përshkallëzimi, e publikuar në propagandën e tij për të manipuluar votuesit e tij”. Ka shkruar Stradner në Twitterin e saj.

Ajo ka publikuar faqet e para të disa gazetave në Serbi, me tituj teje provokues ku përmendet termi luftë. Dje analistja e njëjtë ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek hapat e hershëm të Putinit. Ajo, në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Perëndimi i besonte me naivitet se Putini mund të ishte perëndimor. Më tej, analistja amerikane, Ivana Stradner, shtoi se Vuçiqi përmes krijimit të një lëvizje të re “properëndimore”  mundohet ta pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.  “Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar, Ivana Stradner, analiste amerikane.

(Kosova Sot Online )