Von Cramon: Policit i bëra pyetje legjitime, këtë pyetje ua kam bërë edhe policëve gjermanë

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 13:16
Von Cramon: Policit i bëra pyetje legjitime, këtë pyetje ua kam bërë edhe policëve gjermanë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon e ka arsyetuar komunikimin e saj me një pjesëtar të Policisë së Kosovës të dielën për pyetjen ku u kritikua “çfarë dreqin po bëni këtu?”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë pyetje, eurodeputetja tha se nuk mori përgjigje. Ajo tha se të njëjtën pyetje ua kishte bërë edhe policëve gjermanë në disa raste.

“Shiqoni, nëse hyni në një zonë civile në qytet ku gjendet objekti komunal apo ndërtesa e komunës dhe i shihni 5 njerëz të armatosur dhe i shihni 2-3 njësi të Policisë Speciale dhe shihni se ata janë të armatosur rëndë me automatikë, me shkopinj dhe me armë të ndryshme… nuk shihni ndonjë kërcënim të qartë. Thjesht e shihni që vetëm po i bëjnë ndërrimet, po qëndrojnë aty 24 orë në ditë sepse është detyrë e tyre, nuk është dëshira e tyre, nuk e kanë vullnet, por e shihni se nuk ndjehen rehat. Dhe si politikane që një kohë të gjatë unë pyeta çfarë dreqi po doni, po bëni këtu. Nuk është vendimi juaj, e di këtë, por a mendoni vërtet se kjo është e nevojshme? Këtë ua kam bërë si pyetje. Është pyetje legjitime”, tha Von Cramon.

“Dhe ai zotëriu nuk mundi të më jepte përgjigje dhe kjo është e qartë. Por duke qenë se kam marrë pjesë në shumë protesta në Gjermani, unë i kam pyetur policët e mi të njëjtën gjë: pse po dilni ju këtu me gjithë këto pajisje kur shohim se kemi një ambient krejtësisht paqësor. I di rrethanat politike, por meqë kemi folur edhe me disa qytetarë të cilët jetojnë aty afër, nuk kanë dalë jashtë që nga e premtja. Pra, nuk ka pasur një situatë në të cilën ju do të dëshironit të gjendeshit”, tha Von Cramon.

(Kosova Sot Online)