"Strukturat ilegale të Beogradit po kërkojnë të kthehen në kohë"

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 13:51

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka bërë një reagim lidhur me tensionet në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmeti ka thënë se strukturat ilegale të Beogradit po kërkojnë të kthehen drejt Rusisë.

Tutje, Ahmeti ka shkruar se Kosova është duke përapruar në reformën në drejtësi, demokraci dhe sundim të ligjit.

“Përderisa Kosova po përparon në reformën në drejtësi, demokracinë dhe sundimin e ligjit, motivet dhe qëllimet e strukturave ilegale të dhunshme të Beogradit në veri të Kosovës janë të qarta. Ata po kërkojnë të pamundurën: të kthehen në kohë dhe drejt #Rusisë”- ka deklaruar Ahmeti në twitter.

(Kosova Sot Online)