Lista Serbe thonë se negociuan me KFOR-in, kjo është kërkesa e tyre

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 15:29
Lista Serbe thonë se negociuan me KFOR-in, kjo është kërkesa e tyre

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, biseduan me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Milloviq tha se kërkesa e tyre ishte që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i.

“Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Ai [koloneli] po flet tani me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për kërkesën tonë”, tha Milloviq para të të tubuarve.

(Kosova Sot Online)