Kurti: Jemi përgjithmonë mirënjohës për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirisë që forcat amerikane na dhanë

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 15:39
Kurti: Jemi përgjithmonë mirënjohës për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirisë që forcat amerikane na dhanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e forcave amerikane për ta mbrojtur lirinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti sot ka nderuar ushtarët amerikanë që ranë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Në Ditën e Përkujtimit, ne nderojmë trimat që sakrifikuan jetët e tyre për ta mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përgjithmonë mirënjohës për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirisë që forcat amerikane na dhanë. Kjo mbrojtje është prezentë sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë insitutcionet tona të mbajnë paqen”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)