Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it: Një numër i madh i personave të maskuar u janë bashkuar protestuesve

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 16:04
Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it: Një numër i madh i personave të maskuar u janë bashkuar protestuesve

Faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit,  një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”.

Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”

Image
Image


(Kosova Sot Online)