Ja momenti kur KFOR-i nis t’i shpërndajë serbët në Zveçan

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 17:07
Ja momenti kur KFOR-i nis t’i shpërndajë serbët në Zveçan

Serbët e mbledhur përpara Komunës së Zveçanit, kanë nisur t’i largojnë pjesëtarët e KFOR-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar që të lirohet rruga në mënyrë që veturat e Policisë së Kosovës të largohen prej aty, gjë që protestuesit kanë refuzuar.

Në pamje shihet teksa disa nga protestuesit hedhin edhe gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.

Protestuesit kanë kërkuar që të gjitha forcat speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga objekti i komunës.

(Kosova Sot Online)