Raportohet se kryetari i Leposaviqit është brenda komunës

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 17:33
Raportohet se kryetari i Leposaviqit është brenda komunës

Raportohet se kryetari i ri i Leposaviqit,  Lulzim Hetemi, është duke qëndruar akoma brenda objektit, ndërsa me të janë edhe pjesëtarë të Policisë të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç shihet në pamjet përreth komunës, nuk ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe aty janë vetëm trupat e KFOR-it, që po e rrethojnë objektin. Turma në Leposaviq nuk është shpërndarë akoma.

Herët në mëngjes, është raportuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sali Zyba ka hyrë në objektin e komunës së Leposaviqit.

Policët e Kosovës gjenden në rrugë të tjera të Leposaviqit, ndërkaq kontrollin përreth komunës e ka KFOR-i, i cili ka vendosur një kordon.

(Kosova Sot Online)