
Publikohet video kur serbë të maskuar gjuajnë me molotov KFOR’in

Në Zveçan po vazhdon ende përplasja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ushtarët e KFOR-it atje vazhdojnë të ballafaqohen me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët po hedhin gjësende drejt tyre, përfshirë koktej molotovi.
Se personat e maskuar po hedhin kokrej molotovi në drejtim të trupave të KFOR-it dëshmon edhe një video e rel. Aty shihet tek digjet edhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Përplasja nisi pasi protestuesit serbë nuk e përfillën kërkesën e KFOR-it për t’u larguar nga rruga me qëllim që të kalojnë disa vetura.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.
(Kosova Sot Online)