Abbott: Mesazhi i Quintit është i qartë që duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 18:14
Abbott: Mesazhi i Quintit është i qartë që duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme

Sulmet ndaj gazetarëve dhe personelit të KFOR-it në veri, i ka dënuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abbott ka thënë se mesazhi i Quintit është i qartë, që duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për de-përshkallëzim për të ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)