'Shpërthen' Grenell: Kaluam nga paqja dhe përparimi në kaos dhe pushtim

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 19:52
'Shpërthen' Grenell: Kaluam nga paqja dhe përparimi në kaos dhe pushtim

Ish-i Dërguari i Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell, tha mëngjesin e sotëm, pasi anëtarët e KFOR-it rrethuan ndërtesat komunale në veri, se “kemi kaluar nga paqja dhe progresi në kaos dhe okupim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim të titulluar “lajmet e fundit” në Twitter, Grenell ka shpërndarë një video para ndërtesës komunale në Leposaviq ku shtrihen telat me gjemba dhe ku ndodhen një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it.

"Trupat e NATO-s pushtuan ndërtesat në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne kaluam nga paqja dhe përparimi me Trumpin në kaos dhe okupim me Bajdenin. Bajden është aq i dobët", tha Grenell.

Image


(Kosova Sot Online)