Arrestohen disa prej sul*muesve në Zveçan

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 18:21
Arrestohen disa prej sul*muesve në Zveçan

Të hënën me protestues të dhunshëm serbë përballë objektit të Komunës së Zvecanit,  janë përplasur ushtarë të misionit të KFOR’it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se bëhet fjalë për rreth 20 ushtarë (italianë e hungarezë), që kanë marrë lëndime pasi protestuesit serbë kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të tyre dhe gjësende të forta.

Sipas burimeve, disa prej sulmuesve tashmë janë arrestuar dhe u janë dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

(Kosova Sot Online)