Osmani: Me urdhër të Vuçiqit KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 18:29
Osmani: Me urdhër të Vuçiqit KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan

Për zhvillimet në Veriun e Kosovës, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it.

Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme.

”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Si të premten, edhe të hënën ka pasur tensione në Veri, ku protestuesit janë përleshur me KFOR’in. 

(Kosova Sot Online)