
Rohde: Çdo veprim i dhu*nshëm duhet të ndalet tani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar për veprimet e dhunshme në Zveçan ndaj KFOR’it prej protestuesve serbë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka përmendur po ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.
Këto veprime ambasadori gjerman i cilësoi si të papranueshme.
”Çdo veprim i dhunshëm ndaj @NATO_KFOR dhe gazetarëve është absolutisht e papranueshme dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Twitter.
Protestuesit serbë në Sveçan u përleshën me njësitet ndërkombëtare të sigurisë.
(Kosova Sot Online)