Pas takimit me QUINT-in reagon Kurti: Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 20:57
Pas takimit me QUINT-in reagon Kurti: Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë

Për takimin që sot e ka pasur me ambasadorët e QUIN’it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka treguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR’it, sot në Veriun e Kosovës. Ai sulmet i ka cilësuar si ultranacionalsite.

”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin . Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër@Kosovo_Police @NATO_KFOR gazetarë. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në . Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dhjetëra ushtarë të KFOR’it janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit serbë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ambasadorët e vendeve të BE-së, por edhe SHBA-ja kanë dënuar sulmet e sotme ndaj KFOR’it. 

(Kosova Sot Online)