Bildt: Kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite, militantët serbë duke sulmuar NATO’n

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 21:20
Bildt: Kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite, militantët serbë duke sulmuar NATO’n

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bildt ka thënë se pamjet e sotshme janë më të rëndat për shumë vite.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt.

(Kosova Sot Online)