Hill: Kosova dhe Serbia t’i kthehen tryezës së bisedimeve

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 22:36
Hill: Kosova dhe Serbia t’i kthehen tryezës së bisedimeve

Kosova dhe Serbia që t’i kthehen tryezës ë bisedimeve, ka kërkuar Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hill kërkoi që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet të cilat çojnë në dhunë.

Në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug, Hill ka  shtuar se për këtë duhet urgjentisht të fokusohen liderët e të dyja palëve.

Siç ka treguar Hill ka pasur kontakte me presidentin serb, Aleksnadër Vuçiq, ku temë diskutimi ka qenë situata e tensionuar në Veriun e Kosovës.

(Kosova Sot Online)