Kongresisti amerikan Torres për gjendjen në veri: SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 08:11
Kongresisti amerikan Torres për gjendjen në veri: SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka bërë një reagim lidhur me zhvillimet e fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Torres lka thënë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që pyet pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?

SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan kongresisti Torres.

(Kosova Sot Online)