Bildt: Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 08:17
Bildt: Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bildt ka thënë se këto pamje janë më të rënda që janë parë në Kosovë për shumë vite.

Ai ka shtuar se eskalimi duhet sa më shpejtë  të ndërpritet.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt.

(Kosova Sot Online)