Kurti bisedon me Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 09:15
Kurti bisedon me Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach për situatën në veri, raporton “Kosova Sot Online”.

Temë kryesore sipas kryeministrit ishte sulmi ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve që ndodhën dje pasdite në veri.

Kurti ka shkruar se në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.

“Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)