E vërteta e flamurit të Kosovës në komunën e Zubin Potokut

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 09:53
E vërteta e flamurit të Kosovës në komunën e Zubin Potokut

Policia e Kosovës e ka zhvendosur flamurin e Kosovës një kat me lartë, ku ishte duke qëndruar në katin e parë të objektit të komunës së Zubin Potokut, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kontakt Plus Mitrovica” ka publikuar pamje teksa flamuri po largohej nga kati i parë i objektit të komunës, për ta ngjitur një kat më lartë.

Veton Elshani nga policia e Mitrovicës tha se flamuri është vendosur një kat më lartë në mënyrë që të mos dëmtohet.

(Kosova Sot Online)