Zyrtari për siguri i BE-së arrin në Kosovë, pritet të takohet me liderë institucionalë

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 10:55
Zyrtari për siguri i BE-së arrin në Kosovë, pritet të takohet me liderë institucionalë

Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Europian, Charles Fries, sot ka mbërritur në Kosovë për ngjarjet e fundit në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për vizitën e tij ka lajmëruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili edhe e ka pritur atë.

Shefi i BE-së tha se zyrtari europian për siguri do të takohet edhe me liderët institucionalë të Kosovës.

“Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)