"BE po e shqyrton ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim me Serbinë"

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 11:48

Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz ka thënë se përshkallëzimet e fundit në veri janë “rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse”.

Austriaku i ka dënuar sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiqin.

“Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiqin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi”, thuhet në një deklaratë dërguar mediave.

(Kosova Sot Online)