Në Leposaviq Lista Srpska përpiqet të negociojë me KFOR’in amerikan

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 11:54
Në Leposaviq Lista Srpska përpiqet të negociojë me KFOR’in amerikan

Në Leposaviq, përfaqësuesit e Listës Serbe po përpiqen të negociojnë me KFOR’in amerikan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth gjendjes në tri komunat veriore.

Sipas Policisë, “situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)