Nagavci tregon pse nuk po zhvillohet procesi mësimor në veri të Kosovës

  • S.A /
  • 30 May 2023 - 12:03
Nagavci tregon pse  nuk po zhvillohet procesi mësimor  në veri të Kosovës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk kanë raport zyrat nëse është ndërprerë mësimi në komunat veriore, mirëpo posedojnë informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor, transmeton "Kosova Sot Online".

 Sipas saj, e gjithë kjo situatë po vjen si pasojë e organizmit të grupeve kriminale në atë pjesë. “Aktualisht jemi në dijeni për situatën atje, sigurisht se jemi të informuar si kabinet qeveritar, por edhe si institucione. Sa i përket asaj, nuk kemi pranuar raport zyrtar nëse është ndërprerë apo jo mësimi, por që kemi informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor. Unë besoj se kjo është një ndër faktorët kryesorë të gjendjes aktuale atje, jo nga nxënësit por nga grupet kriminale”, ka tnën znj.  Nagavci.

(Kosova Sot Online )