Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, vdes 50-vjeçari në Sarandë

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 12:36
Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, vdes 50-vjeçari në Sarandë

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Sarandë, pasi ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi Policisë

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)