Borrell thotë se është duke punuar për një takim urgjent Kurti-Vuçiq

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 13:39
Borrell thotë se është duke punuar për një takim urgjent Kurti-Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka treguar se po punon që të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq pas ngjarjeve në Veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Presim nga palët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës dhe të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët. Për këtë jam duke punuar në organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë”, tha ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin malazez”.

Borrell tha se BE e dënon dhunën në veri.

Ai ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të suspendojnë aktivitetet policore në Veri të vendit.

(Kosova Sot Online)