Në Bruksel po diskutohen masa ndaj Kosovës e Serbisë në rast se palët i refuzojnë hapat e propozuar për shtensionim

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 14:00
Në Bruksel po diskutohen masa ndaj Kosovës e Serbisë në rast se palët i refuzojnë hapat e propozuar për shtensionim

Në Bruksel është duke u mbajtur takimi i Komitetit për Siguri dhe Politikë, të cilët po diskutojnë për masa të mundshme ndaj Kosovës e Serbisë në rast se palët s’i dëgjojnë hapat e propozuar për shtensionim të situates, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë takim ka njoftuar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Ndërkohë shtetet anëtare janë informuar rreth zhvillimeve dhe derisa ne flasim tani ata janë informuar në Komitetin për Siguri dhe Politikë dhe kanë diskutuar për masat që duhet ndërmarrë derisa palët vazhdojnë të rezistojnë ndaj hapave të propozuar drejt deeskalimit. Palët pritet që të kontribuojnë për bashkëpunim të frytshëm rajonal për sigurinë në Europë dhe të tejkalojnë trashëgiminë e të kaluarës”.

(Kosova Sot Online)