Tahiri: Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 15:01
Tahiri: Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë

Dorëheqjen e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit special Miroslav Lajçak, e ka kërkuar Edita Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, tha sot se dy ndërmjetësuesit evropianë përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiqit në Kosovë.

“Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë si Ndërmjetësuesit e BE-së për paqen mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, ata përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiç-it kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë”, shkroi ajo.


(Kosova Sot Online)