I jepet lamtumira e fundit 39-vjeçarit nga Istogu i cili dyshohet se ishte varur në ballkonin e shtëpisë

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 20:12
I jepet lamtumira e fundit 39-vjeçarit nga Istogu i cili dyshohet se ishte varur në ballkonin e shtëpisë

Dje një ngjarje të rëndë e cila ndodhi në familjen Zeqiraj në Studenicë të Istogut, ku vdiq tragjikisht një 38-vjeçar, qe dyshohet se ka bërë vetëvrasje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bedri Zeqirajn, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i riu ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në ballkonin e shtëpisë së tij  dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Ndërkohë familjarët e të ndjerit kanë dhënë detaje rreth ceremonisë mortore.


(Kosova Sot Online)