Presidenti i Shqipërisë shpreh mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 15:32
Presidenti i Shqipërisë shpreh mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it

Komandanti i KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia, ka biseduar me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, për zhvillimet në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se Begaj ka shprehur mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it dhe aktivitetet e tij dhe se u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në protesta.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në protesta”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)