Rrëzohet nga lisi, vdes 34 vjeçari në fshatin Theth

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 15:43
 Rrëzohet nga lisi, vdes 34 vjeçari në fshatin Theth

Një person ka humbur jetën në mënyrë aksidentale dje në fshatin Theth, përcjell “Kosova Sot Online”.

34 vjeçari dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e një lisi.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

"Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth. Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve," thekson njoftimi.

(Kosova Sot Online)