Kurti: Po përballemi me ekstremistë që admirojnë Millosheviqin dhe Putinin

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 20:39
Kurti: Po përballemi me ekstremistë që admirojnë Millosheviqin dhe Putinin

Për gjendjen në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në CNN, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur me vota duhet të kryejnë punën e tyre.

Ai fillimisht tregoi kronologjinë e ngjarjeve që dërguan deri tek zgjedhja e kryetarëve në veri, me dorëheqjet e kryetarëve të kaluar dhe bojkotin e zgjedhjeve.

“Po përballemi me ekstremistë, të djathtë ultranacionalistë. Ata admirojnë Millosheviqin dhe Putinin. Këta sulmuan policinë tonë, trupat e NATO-s dhe gazetarët. Sot është më qetë, por gjithsesi përsëri sulmuan gazetarë. Nuk është e mundur që të mos ketë kryetarë të zgjedhur brenda objekteve të komunave”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)