Krasniqi: Serbia po mundohet që të dërgojë një mesazh

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 21:35
Krasniqi: Serbia po mundohet që të dërgojë një mesazh

Sulmi mbi trupat e KFOR-it në veri të Kosovës nuk ka qenë i rastësishëm, ka thënë analisti, Albert Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi ka thënë se Serbia po mundohet të dërgojë një mesazh në botë me këto sulme.

“Sulmet ndaj KFOR-it nuk janë të rastësishme, por Serbia po mundohet që të dërgojë një mesazh në botë se edhe KFOR nuk mund të mbetet si garancë për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe se Asociacionit duhet t’i shtohet edhe kompetenca të sigurisë”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)