Milanoviq: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta pranojë

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 13:46
Milanoviq: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta pranojë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur, , transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq

Milanoviq ka thënë se ishte i vetmi, pas pushtimit rus të Ukrainës, që i ftoi shtetet tjera evropiane ta njohin Kosovën.

“Por, është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur, sepse i frikësohen precedentëve që përefundimisht, në ndonjë moment krize, në një rënie imuniteti, mund të zbatohen në vendet tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanoviq.

E Milanoviq tha se duhet të ndalohet së përsëritur se “Kosova është Serbi”.

“Nuk është vëlla, është punë e mbyllur”.

Kosova ende nuk është njohur nga pesë shtete të BE-së – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja.

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozhiq, ka folur edhe për raportimet për tërheqje të kontingjentit kroat nga KFOR-i.

Banozhiq ka thënë se “nuk bëhet fjalë për tërheqje”.

“Si anëtare përgjegjëse e NATO-s, Kroacia i ka detyrimet e saja, të cilat do t’i përmbyshë në mëmyrën më të mirë”, tha Banozhiq.

Ndërkohë Milanoviq tha se vendimin për këtë e merr ai, si president i Kroacisë.

“Vetëm apo në marrëveshje me ministrin, por së pari vetë. Nuk do të sjelli atë vendim pa u konsultuar me atë njeriun që nuk do të flasë me mua, pasi e kam lënduar, sepse egoja e tij është me e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Të gjithë kemi ego, e kam fjalën për Plenkoviqin, jo për Banozhiqin”, tha Milanoviq, duke aloduar në kryeministrin Andrija Plenkoviq.

Milanoviq ka thënë se në Kosovë nuk ka “dërguar njerëz për t’i vënë në rrezik apo për t’iu kthyer të gjymtuar”.

(Kosova Sot Online)