Veprimet e qeverisë dhe dhuna ndaj KFOR’it, reagon Blinken

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 08:08
Veprimet e qeverisë dhe dhuna ndaj KFOR’it, reagon Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA’ja dënon dhunën e papranueshme kundër trupave të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lurse, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime që të ulin menjëherë tensionet.

Deklarata e plotë:

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë së sfiduari KFOR’in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

(Kosova Sot Online)