Arifi: Sovraniteti shtrihet vetëm në koordinim me miqtë, me Amerikën nuk ka lojë

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 08:36
Arifi: Sovraniteti shtrihet vetëm në koordinim me miqtë, me Amerikën nuk ka lojë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka dënuar ashpër dhunën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifi.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që “me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë”.

(Kosova Sot Online)