Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 09:08
 Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë

Në Zveçan, pak metra larg objektit të komunës aty, afër telave gjemborë serbët në numër goxha të madh, janë mbledhur për të protestuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Misioni i KFOR-it shtoi masat e sigurisë rreth objekteve komunale në Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, duke vënë edhe tela me gjemba.

Kërkesë e protestuesve serbë ishte që nga ndërtesat komunale të largohen kryetarët e zgjedhur, të gjithë shqiptarë, si dhe forcat policore.

(Kosova Sot Online)