Edi Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero, nuk bën dot asgjë

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 11:41
Edi Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero,  nuk bën dot asgjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka marrur pjesë në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”, në Bratisllavë të Sllovakisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama komentoi situatën në veri të Kosovës.

Rama tha se prezenca e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është një show i politikës së brendshme.

Tutje, Rama potencoi se fuqia e ushtrisë serbe në kufi është zero dhe se nuk mund të bëjnë asgjë.

Edi Rama: Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero. Nuk mund të bëjë asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme.

Deri më tani 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë protestave në veri. Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.