Gjendet i vdekur në arë 74-vjeçari nga fshati Kozare

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 11:58
Gjendet i vdekur në arë 74-vjeçari nga fshati Kozare

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare të Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës,që kanë njoftuar më pas policinë.

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Viktima është dërguar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore.

Kurse, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)