Kërkesat për shtensionim, Kryeministri Kurti takon Borrellin e Lajçakun

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 12:58
Kërkesat për shtensionim, Kryeministri Kurti takon Borrellin e Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit të Bratisllavës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se në takim ka riktheksuar se dhuna ndaj Policisë, KFOR e gazetarëve është e papranueshme.

“Ritheksova se sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme. Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)