Vuçeviq publikon fotografi nga Rashka, "Ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake"

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 13:12
Vuçeviq publikon fotografi nga Rashka,

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes në Serbi,Millosh Vuçeviq ka shkuar në garnizonin e Rashkës ku është vendosur një pjesë e ushtrisë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçeviq ka thënë se po monitoron zhvillimin e situatës në terren.

“Ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, në përputhje me vendimin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me forcat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë, ajo po monitoron zhvillimin e situatës në terren”, thotë Vuçeviq.

(Kosova Sot Online)