Gjendet i varur me litar në pyll një person në Lupç të Podujevës

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 14:15
Gjendet i varur me litar në pyll një person në Lupç të Podujevës

Në Lupç të Podujevës një person është gjetur i varur në pyll, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka raportuar në polici një dëshmitar i cili ishte duke ecur ku e ka hasur në pyll personin e pajetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Fsh. Lupq, Podujevë 30.05.2023-10:50. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke ecur në pyll, kishte hasur në një person të varur me litar. Në vend-ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)