Borrell flet pas takimit me Kurtin: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 14:36
Borrell flet pas takimit me Kurtin: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Borell tha se situata aktuale në veri është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell.

(Kosova Sot Online)